Stable Pages

JOB COMPETITION

KONKURS PUNE


Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, Dega në Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:


- Edukatore për nivelin parashkollor/ parafillor


Kushtet për aplikim:


1. Kandidatët e interesuar për të konkuruar në vendin e punës për pozitën e lartpërmendur, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer shkollimin përkatës, sipas UA të MAShT nr. 06/15 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm;

1.3 Të ketë përvojë relevante së paku 3 vite.

1.4. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze. (Preferohet njohja e gjuhës turke).

2. Dokumentacioni i kërkuar për pozitën e lartpërmendur: 📑

2.1. Diplomën e fakultetit, të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës/ diplomave). (Përparësi kanë kandidatët që kanë të kryer nivelin master të shkollimit).

 - Nostrifikimin e diplomës / diplomave, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës;

2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/ saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);

2.3. Dëshminë nga policia / gjykata kompetente se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për ndonjë vepër penale;

2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;

2.5. Ekstraktin e lindjes;

2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);

2.7. CV.


3. Afati i aplikimit:


Aplikimi do të jetë i hapur deri më 21 korrik 2023.


MЁNYRA E APLIKIMIT


Konkursi është i hapur dhe aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentacionin tuaj në adresën elektronike: apply@kosova.maarifschools.org (Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit me do të ftohen në intervistë!

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

Për më shumë informacione, na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:

Mob: + 383 (0) 44 581 900 ose + 383 38 660 020

Contact Us

You can write to us for anything you want to know about our school.

Click to Ask a Question
Contact Us
Your School Select
🎨 Maarif Painting Contest 2025 has begun!✨

HTML tutorial