Contact

Mësimdhënia e gjuhës turke

Mësimdhënia e gjuhës turke

Mësimdhënia e gjuhës turke

Fondacioni Turk i Maarif-it i kushton një rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës dhe kulturës turke në mënyrë që ta prezantojë atë në botë dhe të krijojë ura kulturore mes shoqërive të ndryshme dhe asaj turke.


Në shkollat Maarif, orët e gjuhës turke janë të obligueshme ose zgjedhore brenda orëve javore të përgatitura sipas programeve zyrtare të vendeve në fjalë. Të përgatitura sipas standardeve ndërkombëtare të mësimit të gjuhëve, të mësuarit e gjuhës turke mbështetet nga aktivitetet jashtë-kurrikulare, aktivitete klubi dhe aktivitete të tjera të cilat synojnë praktikimin e gjuhës turke.


Fondacioni synon të sigurojë zotërimin e gjuhës turke në nivelin B2 nga ana e studentëve të cilët përfundojnë shkollën e mesme. Në këtë këndvështrim, kjo iu mundëson nxënësve të diplomuar në shkollë të mesme edhe zotërimin e gjuhës turke në nivelin B2 si dhe mundësinë për të ndjekur, me anë të një burse, arsimin e lartë në Turqi.


Për të sqaruar nivelin e zotërimit të gjuhës turke, Fondacioni merr si referencë Portofolin Evropian të Gjuhëve (ELP) dhe mbajtjen e një provimi qendror për Certifikatë në gjuhën turke, e cila i mat kualifikimet e ELP-së.

Na kontaktoni

Mund të na shkruani për çdo gjë që dëshironi të dini për shkollën tonë.

Klikoni për të bërë një pyetje.
Na kontaktoni
Shkolla jote Zgjidhni