Contact

Programet e Mësimdhënies

Programet e Mësimdhënies

Programet e Mësimdhënies

Kurrikulat përgatiten në mënyrë sistematike në përputhje me standardet e zhvillimit të programit dhe në pajtueshmëri me elementet e tilla si synimet e të nxënit, përmbajtja, procesi i të mësuarit dhe teknikat e matjes dhe të vlerësimit.


Duke marrë parasysh proceset e zhvillimit njerëzor, Fondacioni Turk Maarif përpiqet të ofrojë programe të dedikuara për zhvillim gjithëpërfshirës. Përgatitur në parimin e gjithëpërfshirjes, programet synojnë të arrijnë një mënyrë të ekuilibruar dhe efektive që nxënësit të fitojnë njohuri, aftësi dhe vlera.


Fondacioni paraqet programe fleksibël, duke marrë parasysh kritere të tilla si standardet ndërkombëtare të arsimit, legjislacionin e vendeve përkatëse, kërkesat e kohës, pritjet e prindërve, nevojat dhe nivelet e pjekurisë njohëse, emocionale dhe psikomotorike të secilit nxënës. Qëllimi i këtyre programeve është të krijojnë një disiplinë të brendshme, të transmetojnë njohuri shkencore, vlera universale dhe vendore dhe të ndihmojnë në fitimin e aftësive praktike për jetën e përditshme.


Në përgatitjen e programeve për historinë dhe kulturën, Fondacioni u vë vlera të larta objektivitetit, parimeve shkencore dhe metodave të shkencave shoqërore siç janë mësimi i bazuar në dëshmi dhe empatia historike.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë fetare dhe kulturore si dhe faktorët social të vendeve në fjalë. Në disa vende shkollat Maarif funksionojnë nën programet IB dhe IGCSE të cilat kanë një reputacion të lartë në botë.


Përmes programeve që përmbajnë elemente gjithpërfshirëse, Fondacioni synon të paraqesë në një afat kohor afatgjatë një model të shkëlqyer të mësimdhënies.

Na kontaktoni

Mund të na shkruani për çdo gjë që dëshironi të dini për shkollën tonë.

Klikoni për të bërë një pyetje.
Na kontaktoni
Shkolla jote Zgjidhni