Foundacioni Turk Maarif i jep rëndësi të madhe shërbimeve të orientimit për persona me njohuri vetanake, të cilët janë të informuar mbi mundësi të ndryshme edukative dhe profesionale dhe kanë dëshirë të marrin përsipër përgjegjësi. Për rrjedhojë, Shkollat e Maarifit ofrojnë shërbime orientimi të udhëhequra nga ekspertë të ndryshëm. Në këtë fushë, ata kujdesen për zhvillimin kognitiv, afektiv dhe psikomotorik të nxënësve dhe orvaten t'u ndihmojnë atyre të fitojnë vetënjohje profesionale.
Me qëllim që të ofrojë këshilla efektive, Fondacioni përfiton nga individë të trajnuar në këshillim dhe udhëzim, dhe që kanë përvojë në fushën e edukimit. Gjatë rekrutimit të ekspertëve, Fondacioni kujdeset që kandidatët e përzgjedhur të jenë nga vendet përkatëse ku ai vepron. Përndryshe, Fondacioni poashtu përpiqet që ta zhvillojë stafin me trajnime të brendshme të herëpashershme.
Në prezantimin e shërbimeve të orientimit, Fondacioni nuk është i kufizuar vetëm në ekspertë, por përkrahet poashtu nga stafi edukativ. Fondacioni Turk i Maarifit poashtu i nxit ata që të marrinë pjesë aktive në procesin orientimit dhe vetëdijesimit të nxënësve.
Na kontaktoni
Mund të na shkruani për çdo gjë që dëshironi të dini për shkollën tonë.
Përdorimi i cookies është teknikisht i nevojshëm për funksionimin e faqes sonë të internetit dhe veçorive të ofruara. Cookie të tjera të ndryshme përdoren nga ne ose ofruesit tanë të autorizuar të shërbimit me qëllim të përmirësimit të faqes sonë dhe prezantimit të reklamave bazuar në interesat tuaja.