Nëntor 15, 2026
Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan, foli për rëndësinë e edukimit mbi inteligjencën artificiale (AI) në arsim dhe integrimin e saj në kurrikulë. Si shkolla e parë në Kosovë që ka përfshirë Edukimin për Inteligjencën Artificiale si lëndë të strukturuar, IMSK mbetet e përkushtuar në përgatitjen e nxënësve për një të ardhme të orientuar nga inteligjenca artificiale.
🏆 Në emision u prezantua edhe suksesi i nxënësit tonë të klasës 10-A, Vehbi Terzi, i cili ndau historinë dhe rrugëtimin e projektit të tij të vlerësuar me çmim, Olric.ai. Ky projekt fitoi vendin e parë në kategorinë e Shkencave Sociale në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Shkencës dhe Kulturës së Botës Turke, në Gaziantep të Turqisë.
Falënderojmë përzemërsisht Tëvë 1 dhe ekipin e emisionit Rritë për mikpritjen dhe mundësinë e çmuar për të prezantuar iniciativat tona arsimore dhe sukseset e nxënësve tanë.
International Maarif Schools of Kosova – Dega në Prizren
Mund të na shkruani për çdo gjë që dëshironi të dini për shkollën tonë.
Klikoni për të bërë një pyetje.