Mund 09, 2026
Maturantët e International Maarif Schools Of Kosova – Dega Prizren organizuan projektin me titull “Gjurmët Osmane në Kosovë – Trashëgimia që na Bashkon” në Institutin Yunus Emre nën koordinimin e mësimdhënësve Albana Sallauka dhe Ekrem Preteni.
Në këtë aktivitet morën pjesë mysafirë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshirë Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Shkëlqesinë e Tij z. Fatih Topçu; nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Furkan Bütüç; kryetarin e BIK-ut në Prishtinë, z. Hetem Sopjani; përfaqësues nga BIK-u në Prizren dhe Gjakovë, si dhe mysafirë të tjerë. 🇹🇷🇽🇰
Gjatë prezantimit u shfaqën ekspozita, dokumentari përmbledhës dhe uebfaqja e projektit, të realizuara nga nxënësit si rezultat i punës së tyre hulumtuese dhe kreative mbi trashëgiminë osmane në Kosovë.

















